Nokia 2330 classic - Teknologjia pa tela Bluetooth

background image

Teknologjia pa tela Bluetooth

Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni telefonin tuaj duke përdorur valë radioje me

një pajisje të përputhshme Bluetooth brenda 10 metrave (32 këmbëve).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2,0 + EDR duke mbështetur

profilet në vijim: generic access, generic object exchange, hands-free, headset, object

push, file transfer, personal area network access, dial-up networking, service discovery

application, SIM access dhe serial port . Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis

pajisjeve të tjera që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të

aprovuara nga Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të

përcaktuar nëse ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe

shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.

Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Zgjidhni Emri i telefonit tim dhe fusni një emër për telefonin tuaj.
2. Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni Bluetooth > Aktiv. tregon që

Bluetooth është aktiv.

3. Për ta lidhur telefonin tuaj me një pajisje ndihmëse audio, zgjidhni Kërko për

pajisjet shtesë audio dhe pajisjen me të cilën doni të lidheni.

4. Për ta çiftuar telefonin tuaj me ndonjë pajisje Bluetooth përreth, zgjidhni Pajisje të

çiftuara > Shto paj. të re.
Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni Shto.
Fusni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në telefonin tuaj dhe lejoni lidhjen në

pajisjen tjetër Bluetooth.

Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, çaktivizoni funksionin Bluetooth ose vendoseni

Dukshmëria e telefonit timI fshehur. Pranoni komunikim me Bluetooth vetëm

nga ata të cilëve u besoni.

Lidhja e PC-së me internetin
Përdorni teknologjinë Bluetooth për ta lidhur me internetin PC-në tuaj të përputhshme

pa softuerin PC Suite. Telefoni juaj duhet të ketë aktivizuar një furnizues shërbimi që

mbështet hyrjen në internet dhe PC-ja juaj duhet të mbështesë rrjetin e zonës personale

Bluetooth (PAN). Pasi të jetë lidhur me shërbimin e pikës së hyrjes në rrjet (NAP) të

telefonit dhe të jetë lidhur me PC-në tuaj, telefoni juaj hap automatikisht një lidhje të

të dhënave të paketës me internetin.