
Kameraose nëse funksioni i videos është i aktivizuar, lëvizni majtas ose djathtas. Për
të kapur një imazh, zgjidhni Fotogr..
Për të zmadhuar ose zvogëluar në modalitetin e kamerës, lëvizni lart ose poshtë.
Për ta vendosur kamerën në modalitetin për natën, për të aktivizuar kohëmatësin
automatik të kohës ose për të marrë imazhe në një sekuencë të shpejtë, zgjidhni
Opst. dhe opsionin e dëshiruar. Për të vendosur modalitetin e shikimit paraprak dhe
kohën, zgjidhni Opst. > Cilësimet > Koha shik. paraprak imazhit.
Regjistro një videoklip
Për të përdorur funksionin e videos, zgjidhni Meny > Media > Video. Për të filluar
regjistrimin e videos, zgjidhni Regjistro.
Për të vendosur kohëzgjatjen e videoklipit që mund të bëni, zgjidhni Meny > Media >
Kamera > Opst. > Cilësimet > Gjatësia e videoklipit.
Radioja FM
Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe jo nga antena e pajisjes celulare. Që radioja
FM të funksionojë siç duhet, nevojitet që me pajisjen të lidhet një kufje ose pajisje
ndihmëse e pajtueshme.
Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar të zërit. Ekspozimi i
vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Mos e mbani pajisjen afër
veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin, sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
Zgjidhni Meny > Media > Radio ose në modalitetin e pritjes, shtypni dhe mbani
shtypur *.
Nëse keni ruajtur tashmë stacione të radiove, lëvizni majtas ose djathtas për të ndërruar
stacionet ose shtypni butonat me numrat korrespondues të vendndodhjes së kujtesës
së stacionit të dëshiruar.
Për të kërkuar për një stacion të afërt, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes
majtas ose djathtas.
Për ta ruajtur stacionin në të cilin ju po akordoheni, zgjidhni Opst. > Ruaj stacionin.
Për të rregulluar volumin, lëvizni lart ose poshtë.
Për ta lënë radion që të luajë në sfond, shtypni butonin e përfundimit. Për ta fikur radion,
shtypni dhe mbani shtypur butonin e përfundimit.