Nokia 2330 classic - Ambientet e mundshme shpërthyese

background image

Ambientet e mundshme shpërthyese

Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të mundshme shpërthyese dhe

zbatoni të gjitha shenjat dhe udhëzimet. Atmosferat e mundshme shpërthyese

përfshijnë zonat në të cilat ju normalisht mund të këshilloheni ta shuani motorin e

automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla mund të shkaktojnë një shpërthim ose zjarr

që çon në plagosje ose dhe në vdekje. Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e karburantit si

p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëshgoni kufizimet rreth

përdorimit të radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndar jes uzinat

kimike ose në vende ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të

mundëshme shpërthyese janë zakonisht (por jo gjithmonë) të piketuara qartë. Ato

përfshijnë zonat nën kuvertën e anijeve, impiantet dhe zonat e ruajtjes ose të

transferimit të kimikateve ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza,

pluhur ose pluhura metalikë. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e automjeteve që

përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse

kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik pranë tyre.