Kontaktet
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Emrat dhe lëvizni nëpër listën e kontakteve ose
fusni shkronjat e para të emrit.
Për ta kopjuar një kontakt ndërmjet kujtesës së telefonit dhe kartës SIM, zgjidhni
Emrat, shkoni te kontakti dhe zgjidhni Opst. > Kopjo kontaktin. Në kujtesën e kartës
SIM, ju mund të ruani vetëm një numër telefoni për secilin emër.
Për të zgjedhur kujtesën e kartës SIM ose të telefonit për kontaktet tuaja, për të zgjedhur
se si shfaqen emrat dhe numrat te kontaktet dhe për të parë kapacitetin e kujtesës për
kontaktet, zgjidhni Cilësimet.
Ju mund të dërgoni dhe të merrni informacionin e kontaktit të një personi si një
kartëvizitë nga një pajisje e përputhshme që mbështet standardin vCard. Për të dërguar
një kartëvizitë, zgjidhni Emrat, kërkoni për kontaktin informacionin e të cilit ju
dëshironi të dërgoni dhe zgjidhni Detajet > Opst. > Dërgo kartëviz..