
Luajtësi i muzikës
Telefoni juaj ka një luajtës muzike për të dëgjuar këngë ose skedarë të tjerë zanor MP3
ose AAC.
Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar të zërit. Ekspozimi i
vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Mos e mbani pajisjen afër
veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin, sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
Zgjidhni Meny > Media > Luajtësi i muz..
Për të filluar ose bërë pauzë luajtjen, shtypni butonin e zgjedhjes në mes.
Për të kaluar në fillim të regjistrimit aktual, lëvizni majtas.
Për të kaluar te tregjistrimi i mëparshëm, shtypni dy herë majtas butonin e lëvizjes.
Për të kaluar te regjistrimi pasardhës, lëvizni djathtas.
Për të rikthyer prapa, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes majtas.
Për të ecur shpejt përpara, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes djathtas.
Për të rregulluar volumin, lëvizni lart ose poshtë.
Për t'i hequr ose vendosur zërin luajtësit, shtypni #.
Për ta lënë luajtësin e muzikës që të luajë në sfond, shtypni butonin e përfundimit. Për
të ndaluar luajtësin e muzikës, shtypni dhe mbani shtypur butonin e përfundimit.
13. Aplikimet
Softueri i telefonit tuaj mund të përfshijë disa lojëra dhe aplikime Java të dizajnuara
veçanërisht për këtë telefon Nokia.
Zgjidhni Meny > Aplikimet.
Për të hapur një lojë ose një aplikim, zgjidhni Lojërat ose Koleksioni. Lëvizni poshtë
në një lojë ose në një aplikim dhe zgjidhni Hap.
Për të parë sasinë e kujtesës së disponueshme për instalimet e lojërave dhe aplikimeve,
zgjidhni Opst. > Gjendja e kujtesës.