
Cilësimet e mesazheve
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cilësimet e mesazheve për të vendosur veçoritë tuaja
të mesazhimit.
● Cilës. përgjithshme — për ta vendosur telefonin tuaj që të ruajë mesazhet e
dërguar, për të lejuar mbishkrimin e mesazheve më të vjetra nëse kujtesa e
mesazheve është plot dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet
● Mesazhet tekst — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur qendrat e
mesazheve për SMS dhe SMS e-mail, për të zgjedhur llojin e mbështetjes së
karaktereve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet me tekst
● Mszhe. multimedia — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur pamjen e
mesazheve multimedia, për të lejuar marrjen e mesazheve multimedia dhe
njoftimeve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet
multimedia
● Mesazhe e-mail — për të lejuar marrjen e e-mailit, për të vendosur madhësinë e
imazhit në e-mail dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me e-mailin
7. Kontaktet
Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Mund t'i ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e telefonit dhe kujtesën e kartës
SIM. Në kujtesën e telefonit, ju mund t'i ruani kontaktet me numra dhe elemente teksti.
Emrat dhe numrat e ruajtur në kujtesën e kartës SIM tregohen nga
.
Për të shtuar një kontakt, zgjidhni Emrat > Opst. > Shto kontakt të ri. Për t'i shtuar
detaje një kontakti, sigurohuni që kujtesa në përdorim të jetë Telefon ose Telefon dhe
SIM. Zgjidhni Emrat, lëvizni tek emri dhe zgjidhni Detajet > Opst. > Shto detaj.