
8. Regjistri i thirrjeve
Për të parë informacionin e thirrjeve tuaja, zgjidhni Meny > Ditari. Opsionet e
disponueshme mund të përfshijnë si më poshtë:
● Ditari i thirrjeve — për të parë në mënyrë kronologjike thirrjet tuaja më të fundit
të humbura dhe ardhura dhe numrat e thirrur
● Thirrje të humbura, Thirrjet e ardhura, ose Numrat e thirrur — për informacion
rreth thirrjeve tuaja më të fundit
● Marrësit e mesazhit — për të parë kontaktet tek të cilët ju keni dërguar mesazhe
më së fundmi
● Koha e thirrjes, Numër. dhën. paketë ose Matësi lidh. dhën. pak. — për të parë
informacionin e përgjithshëm rreth komunikimeve tuaja më të fundit
● Ditari i mesazheve ose Ditari i sinkronizimit — për të parë numrin e mesazheve
të dërguara dhe të ardhura ose sinkronizimet
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve,
mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit,
taksave e kështu me radhë.